Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9087, DATË 19.6.2003 “KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.9297, DATË 21.10.2004

Ligji nr. 9341, datë 10 janar 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9341
Data e miratimit
10 janar 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 1, 18 janar 2005
Hyn në fuqi
18 janar 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 1, datë 2005-01-18

LIGJ

Nr. 9341, datë 10.1.2005

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9087, DATË 19.6.2003 “KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR. 9297, DATË 21.10.2004

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Reformën Zgjedhore,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9087, datë 19.6.2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr.9297, datë 21.10.2004”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2:

- Pika 11 ndryshohet si më poshtë:

“11. “Listë shumemërore” është lista e kandidatëve të një partie politike ose koalicioni, e cila miratohet nga KQZ-ja dhe shërben për caktimin e deputetëve nga mandatet plotësuese për Kuvendin ose për caktimin e këshilltarëve në këshillat e njësive të qeverisjes vendore.”

- Pikat 26 dhe 27 shfuqizohen.

- Pika 34 ndryshohet si më poshtë:

“34. “Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve” është rezultati i shpallur nga KQZ-ja, në përputhje me pikën 4 të nenit 29 të këtij Kodi dhe përfshin:

a) rezultatin e votimit për kandidatët për deputetë ose kryetarë bashkie dhe komune, të cilët janë zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë në njësitë zgjedhore përkatëse; dhe

b) numrin e vendeve të fituara nga çdo parti politike ose koalicion, pas llogaritjeve të parashikuara në këtë Kod; ose

c) rezultatin e votimit në referendum, sipas dispozitave të Pjesës së Nëntë të këtij Kodi.”

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.