Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8770, DATË 19.4.2001 "PËR SHËRBIMIN E RUAJTJES DHE TË SIGURISË FIZIKE"

Ligji nr. 9343, datë 10 shkurt 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9343
Data e miratimit
10 shkurt 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 17, 25 mars 2005
Hyn në fuqi
9 prill 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 2005-03-25

LIGJ

Nr.9343, datë 10.2.2005

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8770, DATË 19.4.2001 "PËR SHËRBIMIN E

RUAJTJES DHE TË SIGURISË FIZIKE"

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8770, datë 19.4.2001 "Për shërbimin e ruajtjes dhe të sigurisë fizike", bëhen këto

ndryshime:

Neni 1

Pika 2 e nenit 3 ndryshohet si më poshtë:

"2. Licenca jepet pasi shoqëria të jetë regjistruar në regjistrin tregtar dhe të ketë të përcaktuar

në aktin e themelimit drejtuesin teknik. Ajo jepet me afat trev jeçar, me të drejtë përtëritjeje, kur nuk

kanë ndryshuar kushtet e dhënies së saj.".

Neni 2

Shkronja "d" e pikës 1 të nenit 14 ndryshohet si më poshtë:

"d) është me moshë nën 65 vjeç.".

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4496, da të 28.2.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.