PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7973, DATË 26.7.1995 “PËR KONCESIONET DHE PJESËMARRJEN E SEKTORIT PRIVAT NË SHËRBIMET PUBLIKE DHE INFRASTRUKTURË”, I NDRYSHUAR
Ligji nr. 9346, datë 17 shkurt 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9346
- Data e miratimit
- 17 shkurt 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 17, 25 mars 2005
- Hyn në fuqi
- 9 prill 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 2005-03-25
LIGJ
Nr.9346, datë 17.2.2005
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.7973, DATË 26.7.1995 “PËR KONCESIONET DHE
PJESËMARRJEN E SEKTORIT PRIVAT NË SHËRBIMET PUBLIKE DHE
INFRASTRUKTURË”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 2 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7973, datë 26.7.1995 “Për koncesionet dhe pjesëmar rjen e sektorit privat në
shërbimet publike dhe infrastrukturë”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa:
Neni 1
Në nenin 3, pas pikës 10 shtohet pika 11 me këtë përmbajtje:
“11. Në shërbime të caktuara në administratën publike, të cilat përcaktohen me vendim të
Këshillit të Ministrave.”.
Neni 2
Në paragrafin e parë të nenit 4, pas fjalëve “në pikat 2, 3, 4, 7, 8, 9 dhe 10” shtohet pika “11”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4499, da të 28.2.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.