Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES USHTARAKE GRANT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË TURQISË”

Ligji nr. 9344, datë 17 shkurt 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9344
Data e miratimit
17 shkurt 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 17, 25 mars 2005
Hyn në fuqi
9 prill 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 17, datë 2005-03-25

LIGJ

Nr.9344, datë 17.2.2005

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES USHTARAKE GRANT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË TURQISË”

Në mbështetje të neneve 78 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 shkronja "b" të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ushtarake grant ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës të Turqisë”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4497, datë 28.2.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJA

USHTARAKE GRANT NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË

DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË TURQISË

Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Turqisë,

duke riarfirmuar dhe një herë marrëdhëniet e tyre të gjata miqësore,

duke iu referuar marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e trajnimit ushtarak, teknikës dhe shkencës, datë 29.7.1992 dhe marrëveshjes së bashkëpunimit dhe trajnimit ushtarak të datës 19.11.1992, dhe

për qëllimin e forcimit të bashkëpunimit ushtarak dhe kontributit për ristrukturimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë,

kanë rënë dakord si më poshtë:

Neni 1

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.