Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË MAQEDONISË PËR MBROJTJEN DHE ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË LIQENIT TË OHRIT DHE TË PELLGUT TË TIJ UJËMBLEDHËS”

Ligji nr. 9347, datë 24 shkurt 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9347
Data e miratimit
24 shkurt 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 19, 26 mars 2005
Hyn në fuqi
10 prill 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 2005-03-26

LIGJ

Nr.9347, datë 24.2.2005

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË MAQEDONISË PËR MBROJTJEN DHE ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË LIQENIT TË OHRIT DHE TË PELLGUT TË TIJ UJËMBLEDHËS”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës të Maqedonisë për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të liqenit të Ohrit dhe të pellgut të tij ujëmbledhës”, nënshkruar në Shkup më 17.6.2004.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4502, datë 10.3.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË MAQEDONISË PËR MBROJTJEN DHE ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË LIQENIT TË OHRIT DHE PELLGUT TË TIJ UJËMBLEDHËS

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë, këtu e më poshtë të quajtura Palë:

duke pasur parasysh rëndësinë lokale, rajonale dhe globale të liqenit të Ohrit si një zonë me vlera të jashtëzakonshme mjedisore, ekonomike, shkencore, estetike dhe kulturore,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.