Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e drejtësisë

Ligji nr. 65/2024, datë 4 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
65/2024
Data e miratimit
4 korrik 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 127, 26 korrik 2024
Hyn në fuqi
10 gusht 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 127, datë 2024-07-26

LIGJ

Nr. 65/2024

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE BASHKIMIT EVROPIAN PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

NË PROGRAMIN E DREJTËSISË

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen

e Republikës së Shqipërisë në programin e drejtësisë sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është

pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 4.7.2024.

Shpallur me dekretin nr. 249, datë 22.7.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram

Begaj.

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN PËR

PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NË PROGRAMIN E DREJTËSISË

MARRËVESHJE NDËRKOMBËTARE

Komisioni Evropian (i quajtur këtu “Komisioni”) në emër të Bashkimit Evropian, nga njëra anë, dhe

Qeveria e Republikës së Shqipërisë (e quajtur këtu “Shqipëria”), nga ana tjetër,

tani e më tutje të quajtura “Palët”,

duke pasur parasysh Marrëveshjen Kuadër ndërmjet Komunitetit Evropian dhe Republikës së

Shqipërisë për parimet e përgjithshme të pjesëmarrjes së Republikës së Shqipërisë në programet e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.