PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8096, DATË 21.3.1996 "PËR KINEMATOGRAFINË"
Ligji nr. 9353, datë 3 mars 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9353
- Data e miratimit
- 3 mars 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 19, 26 mars 2005
- Hyn në fuqi
- 10 prill 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 2005-03-26
LIGJ
Nr.9353, datë 3.3.2005
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8096, DATË 21.3.1996
"PËR KINEMATOGRAFINË"
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8096, datë 21.3.1996 "Për kinematografinë", bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
"Autor”, në kuptim të këtij ligji, është personi fizik ose personat fizikë që, në sajë të aftësive të veta krijuese, krijojnë një vepër artistike, kinematografike. Autorët e përfshirë, kriteret e vlerësimit të autorëve dhe të elementeve estetike përcaktohen në ligjin "Për të drejtën e autorit".
“Producent i një vepre filmike” është një person ose grup personash fizikë ose juridikë, vendas apo të huaj, që organizon e mbështet ekonomikisht dhe merr përgjegjësinë për realizimin e veprës filmike me ose pa fond buxhetor. Ai gëzon të drejtën e shfrytëzimit ekonomik mbi veprën filmike të realizuar. Këtu përjashtohen personat juridikë publikë, të cilët nuk ndjekin qëllim fitimprurës.
“Distributor” është personi fizik ose juridik apo një grup personash fizikë a juridikë, apo një ndërthurje e tyre, vendas ose të huaj, që realizon, për qëllime përfitimi ekonomik, tregtimin ose shpërndarjen e veprës filmike.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.