PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8102, DATË 28.3.1996 "PËR KUADRIN RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE TË LARGIMIT DHE PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA"
Ligji nr. 9352, datë 3 mars 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9352
- Data e miratimit
- 3 mars 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 19, 26 mars 2005
- Hyn në fuqi
- 10 prill 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 2005-03-26
LIGJ
Nr.9352, datë 3.3.2005
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8102, DATË 28.3.1996 "PËR
KUADRIN RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE TË
LARGIMIT DHE PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA"
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8102, datë 28.3.1996 "Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe
të largimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura", bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3, fjala "lokale" zëvendësohet me fjalën "vendore".
Neni 2
Në nenin 10 shkronja “b” ndryshohet si më poshtë:
“b) tarifat e caktuara nga Enti Rregullator, të detyrueshme për të licencuarit, për efekt të
verifikimit të zbatueshmërisë së dokumenteve standarde të struk turës së tarifës së shërbimit, si dhe
tarifa të tjera për licenca të dhëna nga Komisioni.”.
Neni 3
Shkronjat "b", "c" dhe "f" të nenit 14 ndryshohen si më poshtë:
"b) të miratojë çmimet apo tarifat dhe afatet ose kushtet e shërbimit të kryer nga të licencuarit
ose, kur është e përshtatshme, nga entet e palicensuara, që sig urojnë ujë për konsum publik, në rastet
kur sistemet e ujësjellës-kanalizimeve nuk kanë kaluar në admin istrim ose pronësi të njësive të
qeverisjes vendore;
c) të caktojë procedurat dhe standardet për programet e investi meve dhe për shitjen e aseteve
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.