Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për themelimin e Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV)

Ligji nr. 74/2024, datë 25 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
74/2024
Data e miratimit
25 korrik 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 136, 5 gusht 2024
Hyn në fuqi
20 gusht 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 136, datë 2024-08-05

LIGJ

Nr. 74/2024

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN

PËR THEMELIMIN E ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË VRESHTARISË

DHE VERËS (OIV)

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në marrëveshjen për themelimin e Organizatës Ndërkombëtare të

Vreshtarisë dhe Verës (OIV) sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 25.7.2024.

Shpallur me dekretin nr. 276, datë 30.7.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bajram Begaj.

MARRËVESHJE

PËR THEMELIMIN E ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË VRESHTARISË DHE

VERËS

Preambulë

Përmes një Marrëveshjeje Ndërkombëtare, të nënshkruar më 29 nëntor 1924, qeveritë e Spanjës,

Francës, Greqisë, Hungarisë, Italisë, Luksemburgut, Portugalisë dhe Tunizisë u mblodhën për të krijuar

Zyrën Ndërkombëtare të Verës.

Pas një vendimi të shteteve anëtare të saj, më 4 shtator 1958, zyra u emërua Zyra Ndërkombëtare e

Vreshtarisë dhe Verës. Kjo organizatë ndërqeveritare, më datë 3 prill 2001, ka 45 shtete anëtare.

Asambleja e Përgjithshme e Zyrës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës, në rezolutën e saj

COMEX 2/97, të miratuar në sesionin e mbajtur më 5 dhjetor 1997 në Buenos-Aires (Argjentinë),

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.