Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës Helene dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit ndërkufitar (Interreg VI-A) IPA Greqi–Shqipëri 2021-2027

Ligji nr. 75/2024, datë 25 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
75/2024
Data e miratimit
25 korrik 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 139, 7 gusht 2024
Hyn në fuqi
22 gusht 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 139, datë 2024-08-07

LIGJ

Nr. 75/2024

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, REPUBLIKËS HELENE DHE KOMISIONIT EVROPIAN PËR PROGRAMIN E BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR (INTERREG VI-A) IPA GREQI–SHQIPËRI 2021–2027

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës Helene dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit ndërkufitar (Interreg VI-A) IPA Greqi–Shqipëri 2021–2027, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 25.7.2024.

Shpallur me dekretin nr. 265, datë 29.7.2024, të presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

MARRËVESHJE FINANCIMI

PËR PROGRAMIN E BASHKËPUNIMIT “(INTERREG VI-A) IPA GREQI–SHQIPËRI”

Parathënie

Komisioni Evropian, në vijim i referuar si “Komisioni”, i cili vepron për llogari dhe në emër të Bashkimit Evropian, në vijim e referuar si “BE-ja”,

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, i cili vepron për llogari dhe në emër të Republikës së Shqipërisë, në vijim e referuar si “Shqipëria”,

dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.