Ligj

PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË FINANCIAR TË EFEKTIVAVE, OFICERË DHE NËNOFICERË LUNDRUES, TË NËNDETËSEVE DHE POLUMBARËVE TË FORCAVE DETARE, NË PENSION

Ligji nr. 9361, datë 24 mars 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9361
Data e miratimit
24 mars 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 28, 3 maj 2005
Hyn në fuqi
18 maj 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 2005-05-03

LIGJ

Nr.9361, datë 24.3.2005

PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË FINANCIAR TË EFEKTIVAVE, OFICERË DHE

NËNOFICERË LUNDRUES, TË NËNDETËSEVE DHE POLUMBARËVE TË FORCAVE

DETARE, NË PENSION

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është të rregullojë trajtimin financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë

lundrues, të nëndetëseve e të polumbarëve, që kanë shërbyer në strukturat e Forcave Detare të

Republikës së Shqipërisë, në shtesë të pensionit të pleqërisë, të cilin e përfitojnë nga sigurimi shoqëror

i detyrueshëm, në çastin e lindjes të së drejtës së përfitimit të këtij trajtimi.

Neni 2

Baza e llogaritjes

Paga referuese është bazë për llogaritjen e këtij trajtimi të veçantë financiar.

Me pagë referuese, për efekt të këtij ligji, kuptohet paga bazë për funksionin plus shpërblimin

për gradë sipas viteve të shërbimit, të njësuar me pagën e ushtarakut të së njëjtës gradë, në çastin e

lindjes të së drejtës për trajtim të veçantë financiar.

Neni 3

Financimi dhe llogaritja e përfitimit

Efektet financiare, që rrjedhin nga ky ligj, përballohen nga Buxheti i Shtetit.

Pagesa dhe caktimi i përfitimeve, që rrjedhin nga ky ligj, bëhen nga Instituti i Sigurimeve

Shoqërore.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.