PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN EUROPIANE NË PLOTËSIM TË "KONVENTËS PËR TRAFIKUN RRUGOR, HAPUR PËR NËNSHKRIM NË VJENË MË 8 NËNTOR 1968", BËRË NË GJENEVË MË 1 MAJ 1971”
Ligji nr. 9360, datë 24 mars 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9360
- Data e miratimit
- 24 mars 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 28, 3 maj 2005
- Hyn në fuqi
- 18 maj 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 2005-05-03
LIGJ
Nr.9360, datë 24.3.2005
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN EUROPIANE NË PLOTËSIM TË "KONVENTËS PËR TRAFIKUN RRUGOR, HAPUR PËR NËNSHKRIM NË VJENË MË 8 NËNTOR 1968", BËRË NË GJENEVË MË 1 MAJ 1971”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika Shqipërisë aderon në “Marrëveshjen europiane në plotësim të "Konventës për trafikun rrugor, hapur për nënshkrim në Vjenë më 8 nëntor 1968", bërë në Gjenevë më 1 maj 1971”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4534, datë 13.4.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu
MARRËVESHJA EUROPIANE
NË PLOTËSIM TË KONVENTËS MBI TRAFIKUN RRUGOR, E HAPUR
PËR NËNSHKRIM NË VJENË MË 8 NËNTOR 1968, BËRË NË GJENEVË MË 1 MAJ 1971
Palët Kontraktuese, që janë gjithashtu Palë në konventën mbi trafikun rrugor, të hapur për nënshkrim në Vjenë më 8 nëntor 1968,
duke dëshiruar të arrijnë një unifikim më të madh të rregullave të trafikut në Europë,
ranë dakord si më poshtë:
Neni 1
1. Palët Kontraktuese, që janë Palë në konventën mbi trafikun rrugor, hapur për nënshkrim në Vjenë më 8 nëntor 1968, duhet të marrin masat e duhura që rregullat e trafikut në fuqi në vendet e tyre të jenë në përputhje me përmbajtjen e dispozitave dhe shtojcën e kësaj Marrëveshjeje.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.