PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS EUROPIANE “PËR MARRËDHËNIET ME FËMIJËT””
Ligji nr. 9359, datë 24 mars 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9359
- Data e miratimit
- 24 mars 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 28, 3 maj 2005
- Hyn në fuqi
- 18 maj 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 2005-05-03
LIGJ
Nr.9359, datë 24.3.2005
PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS EUROPIANE “PËR MARRËDHËNIET
ME FËMIJËT””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Konventa Europiane “Për marrëdhëniet me fëmijët””.
Neni 2
Në mbështetje të pikës 1 të nenit 11 të Konventës, Republika e Shqipërisë cakton Ministrinë e Drejtësisë si organ qendror për të kryer funksionet e parashikuara nga kjo Konventë.
Neni 3
Në përputhje me pikën 3 të nenit 18 të Konventës, Republika e Shqipërisë deklaron se mund të kundërshtojë përdorimin e gjuhës angleze ose franceze, sipas parashikimeve të pikave 1 e 2 të këtij neni, në çdo kërkesë, korrespondencë ose dokument tjetër dërguar organeve qendrore.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4533, datë 13.4.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu
KONVENTË
MBI MARRËDHËNIET ME FËMIJËT
Preambul
Shtetet anëtare të Këshillit të Europës dhe nënshkruesit e tjerë,
duke marrë parasysh Konventën europiane për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve dhe rivendosjen e kujdestarisë mbi fëmijët, të 20 majit 1980 (ETS N0 105);
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.