Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES FINANCIARE NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EUROPIANE, PËR PROGRAMIN VJETOR KOMBËTAR TË VEPRIMIT, CARDS 2004”

Ligji nr. 9358, datë 24 mars 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9358
Data e miratimit
24 mars 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 26, 28 prill 2005
Hyn në fuqi
13 maj 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2005-04-28

LIGJ

Nr.9358, datë 24.3.2005

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES FINANCIARE NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EUROPIANE, PËR PROGRAMIN VJETOR KOMBËTAR TË VEPRIMIT, CARDS 2004”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane, për Programin Vjetor Kombëtar të Veprimit, CARDS 2004”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4532, datë 13.4.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu

MARRËVESHJE FINANCIARE

KUSHTET SPECIALE

Komiteti Europian, këtu e tutje referuar si “Komuniteti”, i përfaqësuar nga Komisioni i Komiteteve Europiane, këtu e tutje referuar si “Komisioni”, nga njëra anë dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë, këtu e tutje referuar si “Përfituesi”, nga ana tjetër,

kanë rënë dakord si më poshtë:

Neni 1

Natyra dhe qëllimi i veprimit

1.1 Komuniteti do të kontribuojë për financimin e programit “Programi vjetor i veprimit, CARDS 2004 për Shqipërinë” këtu tutje referuar si “Programi”, i cili është përshkruar në dispozitat teknike dhe administrative në shtojcën II.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.