PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS “PËR PJESËMARRJEN E TË HUAJVE NË JETËN PUBLIKE, NË NIVEL LOKAL””
Ligji nr. 9364, datë 31 mars 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9364
- Data e miratimit
- 31 mars 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 3 maj 2005
- Hyn në fuqi
- 18 maj 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2005-05-03
LIGJ
Nr.9364, datë 31.3.2005
PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS “PËR PJESËMARRJEN
E TË HUAJVE NË JETËN PUBLIKE, NË NIVEL LOKAL””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Konventa “Për pjesëmarrjen e të huajve në jetën publike, në nivel lokal””.
Neni 2
Në përputhje me pikën 1 të nenit 1 të Konventës, Republika e Shqipërisë deklaron se rezervon të drejtën të mos zbatojë dispozitat e kapitullit “C” të Konventës.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4538, datë 13.4.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu
KONVENTA
PËR PJESËMARRJEN E TË HUAJVE NË JETËN PUBLIKE NË NIVEL LOKAL
Hyrje
Shtetet anëtare të Këshillit të Europës, nëshkruese këtu,
duke pasur parasysh se qëllimi i Këshillit të Europës është të arrijë në një unitet sa më të madh mes anëtarëve të saj, me qëllim mbrojtjen dhe realizimin e idealeve dhe parimeve, të cilat janë trashëgimi e përbashkët, si dhe lehtësimin e progresit ekonomik e social duke respektuar ndërkohë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore;
duke ripohuar përkushtimin e tyre ndaj natyrës së përgjithshme dhe të pandashme të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, bazuar në dinjitetin e qenieve njerëzore;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.