Ligj

PËR GRADAT DHE KARRIERËN NË GARDËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 9366, datë 31 mars 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9366
Data e miratimit
31 mars 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 26, 28 prill 2005
Hyn në fuqi
13 maj 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2005-04-28

LIGJ

Nr.9366, datë 31.3.2005

PËR GRADAT DHE KARRIERËN NË GARDËN

E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti dhe qëllimi

Ky ligj përcakton rendin e gradave, përparimin në gradë dhe në karrierë, përgjegjësitë, që rrjedhin nga karakteri i veçantë i detyrës dhe i shërbimit në Gardën e Republikës së Shqipërisë dhe ndërprerjen e karrierës së oficerit dhe nënoficerit të Gardës, në përputhje me ligjin nr.8869, datë 22.5.2003 "Për Gardën e Republikës së Shqipërisë".

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:

1. "Gradat" janë tituj dhe shenja dalluese në emërtesën e hierarkisë në Gardën e Republikës së Shqipërisë.

2. "Hierarkia në Gardë" është rendi i gradave dhe i funksioneve në Gardën e Republikës së Shqipërisë.

Për gradë dhe funksion organik të njëjtë qëndrojnë më lart në hierarki oficeri dhe nënoficeri i Gardës me vjetërsi më të madhe shërbimi.

3. "Rendi i gradave dhe i funksioneve" është shkallëzimi i gradave nga më e ulëta te më e larta, sipas lidhjeve dhe varësisë që kanë ndërmjet tyre.

4. "Karriera" është rendi i gradave të oficerit dhe nënoficerit të Gardës gjatë kohës që shërbejnë në strukturat e saj, sipas kualifikimit, aftësive drejtuese e profesionale dhe vjetërsisë në shërbim.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.