PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8778, DATË 26.4.2001"PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS PENALE PËR KORRUPSIONIN"
Ligji nr. 9369, datë 14 prill 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9369
- Data e miratimit
- 14 prill 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 11 maj 2005
- Hyn në fuqi
- 26 maj 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2005-05-11
LIGJ
Nr.9369, datë 14.4.2005
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8778, DATË 26.4.2001
"PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS PENALE PËR KORRUPSIONIN"
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8778, datë 26.4.2001 "Për ratifikimin e Konventës Penale për Korrupsionin",
bëhet ky ndryshim:
Neni 1
Neni 2 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 2
1. Në mbështetje të paragrafit të dytë të nenit 29 të Konventës , Republika e Shqipërisë
deklaron se Autoriteti Qendror i saj do të jetë Ministria e Drejtësisë, në adresën: Ministria e Drejtësisë,
Bulevardi "Zogu I'', Tiranë, Shqipëri.
2. Në mbështetje të paragrafit të gjashtë të nenit 30 të Konven tës, Republika e Shqipërisë
deklaron se, për arsye të efiçencës, kërkesat, sipas kreut IV, duhet t'i drejtohen Autoritetit Qendror.
3. Në mbështetje të paragrafit të dytë të nenit 37 të Konventës , Republika e Shqipërisë
rezervon të drejtën për të zbatuar ne ni n 1 7 paragrafët 1 / b dhe 1/c, vetëm nëse vepra penale
parashikohet si e tillë, sipas legjislacionit të shtetit palë, ku ajo është kryer (kriminalizimi i dyfishtë).
4. Në mbështetje të paragrafit të tretë të nenit 37 të Konventës, Republika e Shqipërisë
deklaron se mund të refuzojë asistencën e ndërsjellë ligjore, sipas paragrafit të parë të nenit 26, nëse
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.