PËR RATIFIKIMIN E INSTRUMENTEVE, QË NDRYSHOJNË KUSHTETUTËN DHE KONVENTËN E BASHKIMIT NDËRKOMBËTAR TË TELEKOMUNIKACIONIT (GJENEVË, 1992)
Ligji nr. 9370, datë 14 prill 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9370
- Data e miratimit
- 14 prill 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 32, 16 maj 2005
- Hyn në fuqi
- 31 maj 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 2005-05-16
LIGJ
Nr.9370, datë 14.4.2005
PËR RATIFIKIMIN E INSTRUMENTEVE, QË NDRYSHOJNË KUSHTETUTËN DHE KONVENTËN E BASHKIMIT NDËRKOMBËTAR TË TELEKOMUNIKACIONIT (GJENEVË, 1992)
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet instrumenti, që ndryshon Kushtetutën e Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (Gjenevë, 1992).
Neni 2
Ratifikohet instrumenti, që ndryshon Konventën e Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (Gjenevë, 1992).
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4548, datë 29.4.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu
KONVENTA
KAPITULLI I
FUNKSIONIMI I UNIONIT
SEKSIONI 1
Neni 1
Konferenca e të plotfuqishmëve
Ndryshuar 2-1998 2) Nëse është e mundur, vendi i saktë dhe datat ekzakte të konferencës së të plotfuqishmëve do të përcaktohen në konferencën e mëparshme e të plotfuqishmëve; në rast të kundërt, ato do të fiksohen nga Këshilli në bashkëpunim me maxhorancën e shteteve anëtare.
Ndryshuar 4-1998 a) kur të paktën një e katërta e shteteve anëtare i kanë propozuar individualisht Sekretarit të Përgjithshëm një ndryshim.
Ndryshuar 6-1998 2) Ndonjë ndryshim i tillë do të kërkojë aprovim të maxhorancës së shteteve anëtare.
Neni 2
Zgjedhjet dhe çështje që lidhen me to
Këshilli
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.