PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.7971, DATË 26.7.1995 “PËR PROKURIMIN PUBLIK”, I NDRYSHUAR
Ligji nr. 9372, datë 14 prill 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9372
- Data e miratimit
- 14 prill 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 11 maj 2005
- Hyn në fuqi
- 26 maj 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2005-05-11
LIGJ
Nr.9372, datë 14.4.2005
PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.7971, DATË 26.7.1995
“PËR PROKURIMIN PUBLIK”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik”, indr yshuar, bëhen këto ndryshime
dhe shtesa:
Neni 1
Pika 5 e nenit 17 ndryshohet si më poshtë:
“5. Enti prokurues, për objekte të mëdha publike dhe për shërbi me, kur afati kohor i ndërtimit
dhe i investimit të tyre kërkon vazhdimin edhe në vitet kalendarike pasardhëse, prokuron fondet për
ndërtimet, shërbimet dhe supervizionin e tyre, sipas vlerës së plotë të objektit të prokurimit. Çdo
objekt i prokuruar për vlerën e plotë, i shtrirë në më shumë se një vit kalendarik, detyrimisht përfshihet
në buxhetet e viteve pasardhëse, për vazhdimin dhe përfundimin e tij.”.
Neni 2
Në nenin 19 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Shkronja “a” e pikës 1 ndryshohet si më poshtë:
“a) kur në mungesë të konkurrencës, për arsye teknike, mallrat, ndërtimet ose shërbimet
sigurohen vetëm nga një kandidat;”.
2. Pas shkronjës “f” shtohen shkronjat “g” dhe “gj” me këtë përmbajtje:
“g) për investime, projekte dhe sisteme të teknologjisë së informacionit, që lidhen drejtpërdrejt
me çështjen e sigurisë në burgje;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.