PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8321, DATË 2.4.1998 “PËRPOLICINË E BURGJEVE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8757, DATË 26.3.2001
Ligji nr. 9375, datë 21 prill 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9375
- Data e miratimit
- 21 prill 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 36, 27 maj 2005
- Hyn në fuqi
- 11 qershor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 36, datë 2005-05-27
LIGJ
Nr.9375, datë 21.4.2005
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8321, DATË 2.4.1998 “PËR
POLICINË E BURGJEVE”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8757, DATË 26.3.2001
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8321, datë 2.4.1998 “Për Policinë e Burgjeve”, ndryshuar me ligjin nr.8757, datë
26.3.2001, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Shkronja “ç” ndryshohet si më poshtë:
“ç) merr masa për shoqërimin dhe sigurimin e ruajtjes fizike të të paraburgosurve gjatë
kryerjes së veprimeve procedurale penale, të urdhëruara nga gjy kata ose prokurori, si dhe shoqëron të
dënuarit gjatë transferimeve, në lejet speciale dhe në lëvizjet jashtë institucionit;”.
2. Pas shkronjës “dh” shtohen shkronjat “e” dhe “ë” me këtë përmbajtje:
“e) kontrollon për sende të ndaluara mjediset e brendshme dhe të jashtme, si dhe personat që
hyjnë në regjimin e burgut;
ë) Policia e Burgjeve, në përputhje me urdhrat dhe udhëzimet e nxjerra nga Ministri i
Drejtësisë, kryen edhe detyra të tjera për garantimin e rendit, për paprekshmërinë e objekteve dhe
regjimin e lëvizjeve në institucionet e varësisë të Ministrisë së Drejtësisë.”.
Neni 2
Në nenin 4 bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 2, fjala “trupa” zëvendësohet me fjalën “punonjësit”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.