PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993 "PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", I NDRYSHUAR
Ligji nr. 9377, datë 21 prill 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9377
- Data e miratimit
- 21 prill 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 37, 30 maj 2005
- Hyn në fuqi
- 14 qershor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2005-05-30
LIGJ
Nr. 9377, datë 21.4.2005
PËR DISA NDRYSHIME E SHTESA NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993 "PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Neni 4 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 4
Sigurimi shoqëror suplementar për personat që ushtrojnë funksione ose detyra të veçanta kushtetuese, për punonjësit e shtetit, për ushtarakët që shërbejnë në strukturat e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe ata të Shërbimit Informativ të Shtetit bëhet sipas kritereve të përcaktuara me ligje të veçanta.
Organi i ngarkuar nga Këshilli i Ministrave ka të drejtë të autorizojë çdo person juridik për të dhënë pension suplementar në kushtet e përcaktuara me ligj të veçantë.".
Neni 2
Neni 7 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 7
Mbrojtja për shtetasit shqiptarë jashtë shtetit dhe shtetasit e huaj
Sigurimet shoqërore u japin mbrojtje edhe:
a) shtetasve shqiptarë dhe personave pa shtetësi, ish-shtetas shqiptarë, që janë jashtë shtetit, në përputhje me konventat, marrëveshjet dypalëshe dhe Rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.