PËR SPORTIN
Ligji nr. 9376, datë 21 prill 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 21 korrik 2008.
- Numri
- 9376
- Data e miratimit
- 21 prill 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 36, 27 maj 2005
- Hyn në fuqi
- 11 qershor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 36, datë 2005-05-27
LIGJ
Nr.9376, datë 21.4.2005
PËR SPORTIN
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 e Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI :
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është:
1. Sigurimi dhe mbrojtja e të drejtave të shtetasve, që merren me edukim fizik dhe sport, në përputhje me Kartën Europiane të Sportit dhe me rekomandimet e organizatave ndërkombëtare në këtë fushë.
2. Përcaktimi i kompetencave të autoriteteve qendrore e vendore në fushën e sporteve.
3. Përcaktimi i bazave të përgjithshme dhe ligjore të organizimit dhe zhvillimit të sportit.
4. Përcaktimi i marrëdhënieve të ndërsjella ndërmjet organizatave sportive dhe shtetit e institucioneve të pushtetit vendor.
5. Të shërbejë si mbështetje ligjore, financiare dhe organizative, për funksionimin e institucioneve dhe të organizatave sportive, publike e private.
Neni 2
Objekti
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave të funksionimit dhe të organizimit të sportit në Republikën e Shqipërisë.
Neni 3
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji:
1. “Sport” është tërësia e veprimeve psiko-fizike, që synojnë zhvillimin e ushtruesve, argëtimin, edukimin, ruajtjen dhe forcimin e shëndetit, përmirësimin e mirëqenies së gjithanshme të tyre dhe arritjen e suksesit në garat sportive.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 22 tetor 2007 · 9816 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9376, DATË 21.4.2005 “PËR SPORTIN”
- 21 korrik 2008 · 9963 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9376, DATË 21.4.2005 “PËR SPORTIN”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.