Ligj

PËR NDIHMËN SHTETËRORE

Ligji nr. 9374, datë 21 prill 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 13 dhjetor 2018.

Numri
9374
Data e miratimit
21 prill 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 36, 27 maj 2005
Hyn në fuqi
1 janar 2006
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 36, datë 2005-05-27

LIGJ

Nr.9374, datë 21.4.2005

PËR NDIHMËN SHTETËRORE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i parimeve dhe i procedurave, sipas të cilave lejohet dhe

kontrollohet ndihma shtetërore, për mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit, si dhe

zbatimin e angazhimeve të ndërmarra nga Republika e Shqipërisë në marrëveshjet ndërkombëtare, që

përmbajnë dispozita për ndihmën shtetërore.

Neni 2

Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për të gjithë sektorët e prodhimit dhe të shërbimeve, si dhe për të gjitha

veprimet e ndërmarra nga organet e pushteteve shtetërore dhe të qeverisjes vendore ose entet, që

veprojnë në emër të shtetit dhe që japin një përfitim për ndërm arrje të veçanta, që veprojnë në

Republikën e Shqipërisë.

2. Ky ligj nuk zbatohet për ndihmën shtetërore të dhënë në sekt orët e bujqësisë dhe të

peshkimit.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:

1. "Dhënës të ndihmës shtetërore" (në vazhdim “dhënës”) janë organet e pushteteve shtetërore

dhe të qeverisjes vendore, si dhe çdo ent tjetër, që vepron në emër të shtetit, të cilat mund ose janë të

autorizuara të japin ndihmë shtetërore.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 10 mars 2016 · 21/2016 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9374, DATË 21.4.2005, “PËR NDIHMËN SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR
  2. 13 dhjetor 2018 · 104/2018 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 9374, DATË 21.4.2005, “PËR NDIHMËN SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.