PËR EFIÇENCËN E ENERGJISË
Ligji nr. 9379, datë 28 prill 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9379
- Data e miratimit
- 28 prill 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 39, 6 qershor 2005
- Hyn në fuqi
- 21 qershor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 39, datë 2005-06-06
LIGJ
Nr.9379, datë 28.4.2005
PËR EFIÇENCËN E ENERGJISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është hartimi i kuadrit ligjor të nevojshëm për nxitjen dhe përmirësimin e
efiçencës së përdorimit të energjisë gjatë gjithë ciklit.
Neni 2
Objekti
Ky ligj përcakton mënyrën e përdorimit ekonomik të burimeve të energjisë, krijimin e
kushteve të qëndrueshme të furnizimit me energji, si dhe uljen e ndikimit të dëmshëm në mjedis.
Neni 3
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:
1. “Efiçenca e përdorimit të energjisë” është raporti në përqin dje i energjisë në dalje me
energjinë në hyrje, në të njëjtin sistem energjetik.
2. “Ministri” është Ministri i Industrisë dhe i Energjetikës ose ministri përgjegjës për
energjinë.
3. “Agjencia Kombëtare e Energjisë” është struktura përkatëse e ngritur sipas legjislacionit në
fuqi.
4. “Konsumator i madh i energjisë” është konsumatori që ka kon sum vjetor të energjisë më të
madh se 1 GWh energji elektrike dhe/ose 36 toe qymyr dhe/ose 15 0 tonë nënprodukte nafte dhe/ose
100 000 m3 N gaz natyror dhe/ose që e ka konsumin e përgjithshëm të energjisë më shumë se 36 toe.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.