Ligj

PËR KOMPENSIMIN E BURGIMIT TË PADREJTË

Ligji nr. 9381, datë 28 prill 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9381
Data e miratimit
28 prill 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 37, 30 maj 2005
Hyn në fuqi
14 qershor 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2005-05-30

LIGJ

Nr.9381, datë 28.4.2005

PËR KOMPENSIMIN E BURGIMIT TË PADREJTË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj ka për objekt të rregullojë rastet e përfitimit dhe të kompensimit për burgim të

p ad re jtë, përfsh i rë a rre s t in në sht ëp i dhe m a së n e më n yrë n e llogaritjes së tij, si dhe procedurat për

kërkimin, pagesën dhe kompensimin për burgim të padrejtë.

Neni 2

E drejta e kompensimit

Personi, që është deklaruar i pa fajshëm ose për të cilin është pushuar çështja me vendim

gjykate të formës së pre r ë apo të prokurorit, ose është mbajtur në burg tej kohës së caktuar në

vendimin e dënimit, gëzon të drejtën e kompensimit për burgimin e vuajtur.

Neni 3

Rastet e burgimit të padrejtë

Për efekt të këtij ligji, me burgim të padrejtë kuptohet:

a) periudha e paraburgimit për një çështje ose akuzë, për të cilën prokuroria ka pushuar

hetimet ose gjykata ka dhënë pafajësi ose ka pushuar çështjen;

b) periudha e burgimit në zbatim të një vendimi, i cili, pas vë nies në ekzekutim, është prishur

dhe është dhënë pafajësi ose është pushuar çështja me vendim të formës së prerë;

c) periudha e paraburgimit ose e burgimit më tepër nga sa është dënuar me vendim të formës

së prerë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.