PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT KOORDINUES NË LUFTËN KUNDËR GJAKMARRJES
Ligji nr. 9389, datë 4 maj 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9389
- Data e miratimit
- 4 maj 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 44, 14 qershor 2005
- Hyn në fuqi
- 29 qershor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 44, datë 2005-06-14
1573
LIGJ
Nr.9389, datë 4.5.2005
PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT KOORDINUES
NË LUFTËN KUNDËR GJAKMARRJES
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të organi zojë dhe të koordinojë më mirë masat dhe luftën e organeve
shtetërore, institucioneve të tje ra shoqërore, shkencore, fetar e etj., si dhe të përcaktojë një strategji
afatgjatë për parandalimin dhe eliminimin e fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri.
Neni 2
Krijimi i Këshillit Koordinues
Krijohet Këshilli Koordinues nën drejtimin e Presidentit të Rep ublikës, me pjesëmarrjen e
Zëvendëskryeministrit, Ministrit të Rendit Publik, Ministrit të Drejtësisë, Ministrit të Arsimit dhe
Shkencës, Ministrit të Pushte tit Vendor dhe Decentralizimit, Prokurorit të Përgjithshëm,
Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Avokatit të Popullit.
Në mbledhjen e Këshillit Koordinues ftohen të marrin pjesë përf aqësues të organizatave
jofitimprurëse në fushën e të drejtave të njeriut dhe të besimit.
Neni 3
Veprimtaria dhe funksionet e Këshillit Koordinues
Këshilli Koordinues:
a) harton strategjinë kombëtare për luftën kundër gjakmarrjes në planin ekonomik, social,
legjislativ etj. dhe përcakton detyrat dhe masat konkrete për o rganet ekzekutive e ato të pushtetit
vendor;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.