Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË HOLANDËS, PËR SHMANGIEN E TATIMEVE TË DYFISHTA DHE PËR PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL PËR TATIMET MBI TË ARDHURAT DHE MBI KAPITALIN”

Ligji nr. 9382, datë 4 maj 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9382
Data e miratimit
4 maj 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 43, 13 qershor 2005
Hyn në fuqi
28 qershor 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 43, datë 2005-06-13

LIGJ

Nr.9382, datë 4.5.2005

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË HOLANDËS, PËR SHMANGIEN E TATIMEVE TË DYFISHTA DHE PËR PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL PËR TATIMET MBI TË ARDHURAT DHE MBI KAPITALIN”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Konventa ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Holandës, për shmangien e tatimeve të dyfishta dhe për parandalimin e evazionit fiskal për tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4588, datë 1.6.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

KONVENTË

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË HOLANDËS PËR SHMANGIEN E TATIMEVE TË DYFISHTA DHE PËR PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL, LIDHUR ME TATIMET MBI TË ARDHURAT DHE MBI KAPITALIN

Republika e Shqipërisë dhe Mbretëria e Holandës,

duke dëshiruar, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm dhe lehtësimin e marrëdhënieve ekonomike, të përfundojnë një Konventë për shmangien e tatimeve të dyfishta dhe për parandalimin e evazionit fiskal, lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin,

kanë rënë dakord për sa vijon:

KAPITULLI I

FUSHËVEPRIMI I KONVENTËS

Neni 1

Personat që mbulohen

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.