PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8461, DATË 25.2.1999 “PËRARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
Ligji nr. 9387, datë 4 maj 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9387
- Data e miratimit
- 4 maj 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 44, 14 qershor 2005
- Hyn në fuqi
- 29 qershor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 44, datë 2005-06-14
LIGJ
Nr.9387, datë 4.5.2005
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8461, DATË 25.2.1999 “PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8461, datë 25.2.1999 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në paragrafin e dytë të nenit 2, pas shprehjes “të përgatisë e të kualifikojë oficerë dhe specialistë të lartë” shtohet shprehja “si edhe shkencëtarë të rinj”.
Neni 2
Në nenin 8 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë:
“Titullari i universitetit ushtarak emërohet nga Presidenti i Republikës, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, nga radhët e oficerëve madhorë ose të civilëve, me titull a gradë shkencore, ndërsa titullari i Akademisë së Policisë emërohet në përputhje me ligjin nr.8553, datë 25.11.1999 “Për Policinë e Shtetit”.”.
2. Paragrafi i tretë ndryshohet si më poshtë:
“Universiteti ushtarak është institucion arsimor në varësi të strukturave hierarkike të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa Akademia e Policisë është institucion arsimor në varësi të strukturave hierarkike të Ministrisë së Rendit Publik.”.
Neni 3
Paragrafi i tretë i nenit 15 shfuqizohet.
Neni 4
Në nenin 16 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.