PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004 “PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”
Ligji nr. 9388, datë 4 maj 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9388
- Data e miratimit
- 4 maj 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 44, 14 qershor 2005
- Hyn në fuqi
- 29 qershor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 44, datë 2005-06-14
LIGJ
Nr.9388, datë 4.5.2005
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004
“PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 e Kushtetutës, me prop ozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në nenin 16 pika 2 rreshti i pestë, shprehja “brenda 6 muajve” ndryshohet në “brenda 18
muajve” dhe fjala “Komisioni” zëvendësohet me fjalën “Komiteti”.
Neni 2
Në nenin 19 bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1, shprehja “brenda 1 viti” ndryshohet në “brenda 2 vjetëve”.
2. Në pikën 2, shprehja “brenda 45 ditëve” ndryshohet në “brenda 3 muajve”.
Neni 3
Në nenin 24, shprehja “deri në datën 31.12.2006” ndryshohet në “deri në datën 31.12.2007”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4594, datë 1.6.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.