PËR QIRANË FINANCIARE
Ligji nr. 9396, datë 12 maj 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 24 korrik 2008.
- Numri
- 9396
- Data e miratimit
- 12 maj 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 48, 15 qershor 2005
- Hyn në fuqi
- 30 qershor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2005-06-15
LIGJ
Nr.9396, datë 12.5.2005
PËR QIRANË FINANCIARE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:
1. “Afat i qirasë” është afati fillestar i përcaktuar në kontratën e qirasë financiare, gjatë së cilës qiramarrësi ka të drejtë të mbajë dhe të përdorë sendin.
2. “Çmim blerjeje” është shuma e paracaktuar, që qiramarrësi paguan pas mbarimit të afatit të kontratës së qirasë, kur vendos ta blejë sendin.
3. “Defekte të sendit” janë të metat fizike, të shfaqura ose të fshehura, të sendit.
4. “Defekte ligjore” janë pengesat e krijuara, që pengojnë ose cenojnë gëzimin e qetë e të plotë të sendit nga qiramarrësi gjatë tërë afatit të qirasë financiare.
5. “Dorëzanës” ka kuptimin që i jepet në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë.
6. “Furnizues” është personi fizik ose juridik që, në bazë të kontratës së furnizimit, i shet qiradhënësit sendin që i jepet me qira qiramarrësit.
7. “Këste pagese” janë pagesat e çmimit të shitjes, që paguhen nga blerësi në rastin e shitjes me rezervë të sendit.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 29 tetor 2007 · 9823 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9396,DATË 12.5.2005 “PËR QIRANË FINANCIARE”
- 24 korrik 2008 · 9966 · PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9396, DATË 12.5.2005 “PËR QIRANË FINANCIARE”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.