PËR SHËRBIMIN E KONTROLLIT TË BRENDSHËM NË SISTEMIN E BURGJEVE
Ligji nr. 9397, datë 12 maj 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9397
- Data e miratimit
- 12 maj 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 45, 14 qershor 2005
- Hyn në fuqi
- 29 qershor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2005-06-14
LIGJ
Nr.9397, datë 12.5.2005
PËR SHËRBIMIN E KONTROLLIT TË BRENDSHËM NË SISTEMIN E BURGJEVE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 e Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj përcakton organizimin, funksionimin, detyrat dhe fushën e veprimtarisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBB).
Neni 2
Fusha e veprimtarisë së SHKBB-së
Fusha e veprimtarisë së këtij Shërbimi është parandalimi, zbulimi, dokumentimi dhe hetimi paraprak i veprimtarisë kriminale, të kryer nga punonjës të Policisë së Burgjeve, nga struktura të tjera të sistemit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe për çështje që lidhen me sigurinë në burgje.
Neni 3
Parimet bazë të veprimtarisë së SHKBB-së
Parimet bazë të ushtrimit të veprimtarisë së SHKBB-së janë ligjshmëria, profesionalizmi, objektiviteti, sekreti dhe pavarësia nga ndërhyrjet e parregullta në kryerjen e detyrës.
Neni 4
Autoriteti përgjegjës për veprimtarinë e SHKBB-së
1. Ministri i Drejtësisë ose personi i autorizuar prej tij është përgjegjës për mbikëqyrjen e ligjshmërisë dhe për ushtrimin normal të veprimtarisë së SHKBB-së.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.