Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM (IDB), PËR PROJEKTIN E SPITALIT TË PËRGJITHSHËM TË KAVAJËS”

Ligji nr. 9394, datë 12 maj 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9394
Data e miratimit
12 maj 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 48, 15 qershor 2005
Hyn në fuqi
30 qershor 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2005-06-15

LIGJ

Nr.9394, datë 12.5.2005

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM (IDB), PËR PROJEKTIN E SPITALIT TË PËRGJITHSHËM TË KAVAJËS”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB), për projektin e Spitalit të Përgjithshëm të Kavajës”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4599, datë 1.6.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu

MARRËVESHJE KREDIE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM PËR PROJEKTIN E SPITALIT TË PËRGJITHSHËM TË KAVAJËS

Kjo Marrëveshje nënshkruhet më __/___/1425 H, e cila i përkon __/__/2004G, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (në vijim i quajtur “Kredimarrës”) dhe Bankës Islamike për Zhvillim (në vijim referuar si “Banka”).

Në të cilën:

A) Kredimarrësi i ka kërkuar Bankës të ndihmojë në financimin e kostos së projektit të Spitalit të Përgjithshëm në Kavajë (në vijim të quajtur “Projekti”) sipas përshkrimit në tabelën II të kësaj Marrëveshjeje duke siguruar kredinë e dhënë më poshtë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.