PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KONFERENCËS GJYQËSORE KOMBËTARE
Ligji nr. 9399, datë 12 maj 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9399
- Data e miratimit
- 12 maj 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 45, 14 qershor 2005
- Hyn në fuqi
- 29 qershor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2005-06-14
LIGJ
Nr.9399, datë 12.5.2005
PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KONFERENCËS GJYQËSORE KOMBËTARE
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi deputetesh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Konferenca Gjyqësore Kombëtare e Shqipërisë
1. Konferenca Gjyqësore Kombëtare e Shqipërisë (KGJK) është organi përfaqësues i gjyqtarëve të të gjitha niveleve të Republikës së Shqipërisë. KGJK-ja zgjidhet nga Konferencat Gjyqësore Rajonale (KGJR), siç parashikohet në nenin 4 të këtij ligji.
2. KGJK-ja është person juridik.
3. Buxheti i KGJK-së përfshihet në buxhetin e gjykatave dhe administrohet nga Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor.
Neni 2
Kompetencat
KGJK-ja ka këto kompetenca:
a) zgjedh anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), në përputhje me nenin 147 pika 1 të Kushtetutës;
b) mbron pavarësinë e pushtetit gjyqësor, parashikuar nga neni 145 pika 1 i Kushtetutës;
c) përcakton drejtimet kryesore të veprimtarisë së gjykatave, në përputhje me nenin 135 pika 1 të Kushtetutës;
ç) paraqet propozime e rekomandime tek autoritetet përkatëse shtetërore, sipas rastit, për një administrim të paanshëm dhe efikas të gjykatave të Shqipërisë, siç parashikohet në nenin 135 pika 1 të Kushtetutës;
d) bën propozime për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional të pushtetit gjyqësor, në përputhje me Kushtetutën.
Neni 3
Funksionimi i KGJK-së
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.