PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8454, DATË 4.2.1999 "PËR AVOKATIN E POPULLIT", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8600, DATË 10.4.2000
Ligji nr. 9398, datë 12 maj 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9398
- Data e miratimit
- 12 maj 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 45, 14 qershor 2005
- Hyn në fuqi
- 29 qershor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2005-06-14
LIGJ
Nr.9398, datë 12.5.2005
PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8454, DATË 4.2.1999 "PËR AVOKATIN
E POPULLIT", NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8600, DATË 10.4.2000
Në mbështetje të neneve 81 pikat 1 dhe 2 shkronja “a” dhe 83 pik a 1 të Kushtetutës, me
propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8454, datë 4.2.1999 "Për Avokatin e Popullit", ndryshuar me ligjin nr.8600, datë
10.4.2000, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në fund të nenit 2 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Avokati i Popullit kryen edhe detyra të tjera të caktuara me ligje të veçanta.”.
Neni 2
Në fund të nenit 4 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Para marrjes ose rimarrjes së detyrës, Avokati i Popullit bën betimin para Kuvendit. Formula
e betimit është:
"Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do të mbroj kurdo herë liritë dhe të drejtat
themelore të njerëzve pa dallim, në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjet e Republikës së
Shqipërisë.”.
Neni 3
Në fund të nenit 13 shtohen dy paragrafë me këtë përmbajtje:
“Në rastet kur Avokati i Popullit fillon procedurën e shqyrtimit të çështjes me nismën e vet
dhe kur kujdestari ose përfaqësuesi i tij ligjor nuk vepron, nuk kërkohet pëlqimi i të dëmtuarit kur
është i mitur ose i paaftë mendërisht apo me aftësi të kufizuar a ose për mbrojtjen e të drejtave të një
numri të madh të individëve.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.