PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8701, DATË 1.12.2000 "PËR LOJËRAT E FATIT, KAZINOTË DHE HIPODROMET", I NDRYSHUAR
Ligji nr. 9408, datë 19 maj 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9408
- Data e miratimit
- 19 maj 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 45, 14 qershor 2005
- Hyn në fuqi
- 29 qershor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2005-06-14
LIGJ
Nr.9408, datë 19.5.2005
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8701, DATË 1.12.2000 "PËR LOJËRAT E FATIT, KAZINOTË DHE HIPODROMET", I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8701, datë 1.12.2000 "Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet", i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Paragrafi i parë, paragrafi i dytë, paragrafi i katërt dhe paragrafi i pestë të pikës 1 të nenit 3 shfuqizohen.
Neni 2
Neni 10 "Ndarja e të ardhurave" ndryshohet si më poshtë:
"Neni 10
Detyrimet tatimore
1. Tatim-fitimi i shoqërisë (organizatorit) llogaritet dhe paguhet në përputhje me dispozitat e ligjit nr.8438, datë 25.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar.
2.Të ardhurat, që përfitohen nga lojtarët apo fituesit, që marrin pjesë në lojërat e fatit dhe kazinotë, përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat.
3.Veprimtaritë e lojërave të fatit, që tatohen sipas dispozitave të këtij ligji, përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar.
4.Detyrimet tatimore janë:
a) Për lojërat aritmetike:
i) organizatori i lojës bingo, që zhvillohet për pjesëmarrës brenda sallës, paguan një tatim për lojërat e fatit, me një kuotë fikse, çdo muaj, për çdo sallë, përkatësisht 250 000 lekë për rrethet e kategorisë së parë, 200 000 lekë për rrethet e kategorisë së dytë dhe 150 000 lekë për rrethet e kategorisë së tretë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.