Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EUROPËS (CEB), PËR FINANCIMIN E FAZËS SË PARË TË PROJEKTIT TË NDËRTIMIT DHE REHABILITIMIT TË SHKOLLAVE TË TIRANËS”

Ligji nr. 9406, datë 19 maj 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9406
Data e miratimit
19 maj 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 50, 23 qershor 2005
Hyn në fuqi
8 korrik 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 50, datë 2005-06-23

LIGJ

Nr.9406, datë 19.5.2005

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EUROPËS (CEB), PËR FINANCIMIN E FAZËS SË PARË TË PROJEKTIT TË NDËRTIMIT DHE REHABILITIMIT TË SHKOLLAVE TË TIRANËS”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës (CEB), për financimin e fazës së parë të projektit të ndërtimit dhe rehabilitimit të shkollave të Tiranës”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4613, datë 6.6.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJE KUADËR KREDIE

NDËRMJET BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EUROPËS DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE QË PËRFAQËSON REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

F/P 1515 (2005)

Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës, Organizatë Ndërkombëtare, Paris (këtej e tutje e quajtur CEB), nga njëra anë, dhe

Këshilli i Ministrave, që përfaqëson Republikën e Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave (këtej e tutje të quajtur Huamarrësi),

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.