Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7843, DATË 13.7.1994 "PËRREGJISTRIMIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME"

Ligji nr. 9407, datë 19 maj 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9407
Data e miratimit
19 maj 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 45, 14 qershor 2005
Hyn në fuqi
29 qershor 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2005-06-14

LIGJ

Nr.9407, datë 19.5.2005

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7843, DATË 13.7.1994 "PËR

REGJISTRIMIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME"

Në mbështetje të neneve 78 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7843, datë 13.7.1994 "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme", bëhen këto

shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Emërtimi i Kreut II ndryshohet si më poshtë:

"KREU II

ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME".

Neni 2

Neni 2 ndryshohet si më poshtë:

"Neni 2

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është institucion buxhetor në varësi të Ministrit

të Drejtësisë.

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ushtron veprimtarinë e ve t në mbështetje të

dispozitave të këtij ligji dhe të a kteve të tjera ligjore dhe nënligjore, që përmbajnë rregulla për

veprimtarinë e saj.".

Neni 3

Pas nenit 2 shtohen nenet 2/1 dhe 2/2 me këtë përmbajtje:

"Neni 2/1

Objekti i veprimtarisë së Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka për objekt të veprimtarisë përgatitjen,

mbajtjen dhe administrimin e regjistrave të pasurive të paluajt shme dhe të dokumentacionit që lidhet

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.