Ligj

PËR MBROJTJEN E FAUNËS SË EGËR DHE GJUETINË

Ligji nr. 7875, datë 23 nëntor 1994, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 18 shtator 2008.

Numri
7875
Data e miratimit
23 nëntor 1994
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 26 dhjetor 1994
Hyn në fuqi
10 janar 1995
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 1994-12-26

LIGJ

Nr.7875, datë 23.11.1994

PËR MBROJTJEN E FAUNËS SË EGËR DHE GJUETINË

Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore

kushtetuese”, me propozimin e Këshilllit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Fauna e egër e Republikës së Shqipërisë përbën një pasuri kombëtare, që administrohet dhe

mbrohet nga shteti nëpërmjet ligjit në interes të gjithë vendit dhe në përputhje me marrëveshjet

ndërkombëtare, ku aderon Republika e Shqipërisë.

Neni 2

Në faunën e egër bëjnë pjesë kafshët dhe shpendët e egra që for mojnë popullata në gjendje të

lirë, të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të përhershme ose të përkohshme.

Neni 3

Fauna e egër, që rritet në mënyrë natyrore ose e kultivuar dhe që ndodhet në gjendje të lirë në

territorin e Republikës së Shqipërisë, është objekt i veprimtar isë së gjuetisë në përputhje me normat e

parashikuara në këtë ligj dhe aktet e tjera nënligjore.

Neni 4

Fauna e egër, në gjendje të lirë ose të kultivuar, është objekt i masave mjekësore veterinare,

sipas ligjeve në fuqi dhe akteve ndërkombëtare të nënshkruara nga shteti ynë.

Neni 5

Instituti i Kërkimeve Pyjore dhe Kullotave vepron si një organ tekniko-konsultativ për

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 8 prill 2004 · 9219 · PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7875, DATË 23.11.1994 "PËR MBROJTJEN E FAUNËS SË EGËR DHE GJUETINË"
  2. 18 shtator 2008 · 9994 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.7875, DATË 23.11.1994 “PËR MBROJTJEN E FAUNËS SË EGËR DHE GJUETINË”, TË NDRYSHUAR

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.