PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EUROPËS (CEB), PËR FINANCIMIN E FAZËS SË PARË TË QENDRËS SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA”, TIRANË”
Ligji nr. 9412, datë 20 maj 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9412
- Data e miratimit
- 20 maj 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 51, 23 qershor 2005
- Hyn në fuqi
- 8 korrik 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 51, datë 2005-06-23
LIGJ
Nr.9412, datë 20.5.2005
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EUROPËS (CEB), PËR FINANCIMIN E FAZËS SË PARË TË QENDRËS SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA”, TIRANË”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës (CEB), për financimin e fazës së parë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4618, datë 6.6.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
MARRËVESHJE KUADËR KREDIE
NDËRMJET BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EUROPËS DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE QË PËRFAQËSON REPUBLIKËN E SHQIPËRISË PËR FAZËN E PARË TË PROJEKTIT TË QENDRËS SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA”, TIRANË
F/P 1515 (2005)
Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës, organizatë ndërkombëtare, Paris (këtej e tutje e quajtur CEB), nga njëra anë,
dhe
Këshilli i Ministrave që përfaqëson Republikën e Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave (këtej e tutje e quajtur Huamarrësi),
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.