PËR FALJEN E KAMATËVONESAVE TË KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE TË DETYRUESHME SHOQËRORE TË PAPAGUARA
Ligji nr. 9420, datë 20 maj 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9420
- Data e miratimit
- 20 maj 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 46, 14 qershor 2005
- Hyn në fuqi
- 29 qershor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2005-06-14
1645
LIGJ
Nr.9420, datë 20.5.2005
PËR FALJEN E KAMATËVONESAVE TË KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE TË
DETYRUESHME SHOQËRORE TË PAPAGUARA
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Falen kamatëvonesat e kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore, të papaguara
deri në datën 31.12.2004, nga ndë rmarrjet dhe shoqëritë me kapi tal tërësisht shtetëror, nga
institucionet shtetërore, buxhetore e jobuxhetore, nga ndërmarr jet dhe shoqëritë me kapital të
përbashkët me shtetin, nga personat juridikë e fizikë privatë dhe nga personat e vetëpunësuar në
bujqësi, me kusht që detyrimet për kontributet të arkëtohen brenda datës 31.12.2005.
Kamatëvonesat e papaguara falen edhe kur kontributet për siguri met e detyrueshme shoqërore
janë paguar para hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 2
Pushohet ekzekutimi i vendimeve të gjykatave, që kanë marrë for më të prerë deri në datën e
hyrjes në fuqi të këtij ligji, për pjesën e kamatëvonesave të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme
shoqërore të papaguara, të cilat falen me këtë ligj.
Neni 3
Kamatëvonesat e kontributeve për sigurimet e detyrueshme shoqër ore, të paguara para hyrjes
në fuqi të këtij ligji, nuk kthehen.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.