Ligj

PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË USHTARAKE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 9419, datë 20 maj 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9419
Data e miratimit
20 maj 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 46, 14 qershor 2005
Hyn në fuqi
29 qershor 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2005-06-14

LIGJ

Nr. 9419, datë 20.5.2005

PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË USHTARAKE

TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Miratohet Strategjia Ushtarake e Republikës së Shqipërisë, e cila i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ligji nr.8930, datë 25.7.2002 "Për miratimin e Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë", shfuqizohet.

Neni 3

Ngarkohet Këshilli i Ministrave të përgatisë aktet e nevojshme nënligjore, sipas përcaktimeve të bëra në Strategjinë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4624, datë 6.6.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E MBROJTJES

STRATEGJIA USHTARAKE

E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Maj 2005

PËRMBAJTJA

HYRJE | 1654

MJEDISI I SIGURISË | 1654

STRATEGJIA USHTARAKE | 1655

A. Objektivat e Strategjisë Ushtarake | 1655

B. Parimet e Strategjisë Ushtarake | 1656

C. Koncepti i Strategjisë Ushtarake | 1656

D. Karakteristikat e Forcave të Armatosura | 1658

1. MISIONI I FORCAVE TË ARMATOSURA | 1659

A. Në kohë paqeje | 1659

B. Në kohë krizash | 1659

C. Në kohë lufte | 1660

2. KOMANDIMI DHE DREJTIMI NË FORCAT E ARMATOSURA | 1660

3. ZHVILLIMI I FORCAVE TË ARMATOSURA | 1661

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.