PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EUROPIAN, PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË OPERACIONIN USHTARAK TË BASHKIMIT EUROPIAN PËR MENAXHIMIN E KRIZËS NË BOSNJË-HERCEGOVINË (OPERACIONI “ALTHEA”)”
Ligji nr. 9392, datë 15 qershor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9392
- Data e miratimit
- 15 qershor 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 47, 5 qershor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2005-06-05
LIGJ
Nr.9392, datë 12.5.2005
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
BASHKIMIT EUROPIAN, PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË
OPERACIONIN USHTARAK TË BASHKIMIT EUROPIAN PËR MENAXHIMIN E KRIZËS NË
BOSNJË-HERCEGOVINË (OPERACIONI “ALTHEA”)”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtet utës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për
pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Bashkimit Europian për menaxhimin e
krizës në Bosnjë-Hercegovinë (Operacioni “ALTHEA”)”, bërë në Bruksel më 7 mars 2005.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4597, datë 1.6.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
MARRËVESHJE
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EUROPIAN,
PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË OPERACIONIN USHTARAK TË
BASHKIMIT EUROPIAN PËR MENAXHIMIN E KRIZAVE, NË BOSNJË-HERCEGOVINË
(OPERACIONI ALTHEA)
Bashkimi Europian (BE) dhe Republika e Shqipërisë, më poshtë të quajtuara “Palë”,
duke pasur parasysh:
- Miratimin nga Këshilli i Bashkimit Europian të veprimit të përbashkët 2004/570/CFSP të 12
korrikut 2004 për operacionin ushtarak të BE-së në Bosnjë-Hercegovinë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.