Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES FINANCIARE NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EUROPIANE PËR PROGRAMIN VJETOR TË VEPRIMIT TË FQINJËSISË “CARDS 2004””

Ligji nr. 9391, datë 15 qershor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9391
Data e miratimit
15 qershor 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 47, 5 qershor 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2005-06-05

LIGJ

Nr.9391, datë 12.5.2005

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES FINANCIARE NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EUROPIANE PËR PROGRAMIN VJETOR TË VEPRIMIT TË FQINJËSISË “CARDS 2004””

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane për programin vjetor të veprimit të fqinjësisë “CARDS 2004””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4596, datë 1.6.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJE FINANCIARE

Kushtet speciale

Komuniteti Europian, këtu e tutje referuar si “Komuniteti”, i përfaqësuar nga Komisioni i Komuniteteve Europiane, këtu e tutje referuar si “Komisioni”, nga njëra anë, dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë, këtu e tutje referuar si “Përfituesi”, nga ana tjetër,

kanë rënë dakord si më poshtë:

Neni 1

Natyra dhe qëllimi i veprimit

1.1 Komuniteti do të kontribuojë për financimin e programit “Programi vjetor i veprimit i fqinjësisë CARDS 2004” këtu e tutje referuar si “Programi”, i cili është përshkruar në dispozitat teknike dhe administrative në shtojcën II.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.