Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes së kredisë për zhvillim ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin e menaxhimit të integruar dhe pastrimit të zonës bregdetare”

Ligji nr. 9423, datë 29 shtator 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9423
Data e miratimit
29 shtator 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 77, 28 tetor 2005
Hyn në fuqi
12 nëntor 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 77, datë 2005-10-28

LIGJ

Nr.9423, datë 29.9.2005

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË PËR ZHVILLIM NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN E MENAXHIMIT TË INTEGRUAR DHE PASTRIMIT TË ZONËS BREGDETARE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë për zhvillim ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin e menaxhimit të integruar dhe pastrimit të zonës bregdetare”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4672, datë 20.10.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu

MARRËVESHJE HUAJE PËR ZHVILLIM

(PROJEKTI I MENAXHIMIT TË INTEGRUAR DHE I PASTRIMIT TË ZONËS BREGDETARE) MIDIS SHQIPËRISË DHE SHOQATËS PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR

Marrëveshje e datës 21 prill 2005, midis Shqipërisë (Huamarrësi) dhe Shoqatës për Zhvillim Ndërkombëtar (Shoqata).

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.