Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Bankës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për asistencë financiare”

Ligji nr. 9422, datë 29 shtator 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9422
Data e miratimit
29 shtator 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 76, 24 tetor 2005
Hyn në fuqi
8 nëntor 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 76, datë 2005-10-24

LIGJ

Nr.9422, datë 29.9.2005

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, BANKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMUNITETIT EUROPIAN PËR ASISTENCË FINANCIARE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Bankës së Shqipërisë dhe Komunitetit Europian për asistencë financiare”, në shumën 9 000 000 (nëntë milionë) euro.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4671, datë 20.10.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu

MARRËVESHJE HUAJE

NDËRMJET KOMUNITETIT EUROPIAN SI HUADHËNËS, SHQIPËRISË SI HUAMARRËS DHEBANKËS SË SHQIPËRISË SI AGJENT I HUAMARRËSIT

Kjo Marrëveshje Huaje (Marrëveshja) është bërë 9 000 000 euro midis Komunitetit Europian, në vijim i referuar si “KE” ose “Huadhënësi”, i përfaqësuar nga Komisioni i Komuniteteve Europiane, në vijim i referuar si “Komisioni”, në emër të të cilit vepron z.Joaquin Amunia, anëtar i Komisionit, dhe Republikës së Shqipërisë, në vijim referuar si “Shqipëria” ose “Huamarrësi”, i përfaqësur nga z.Arben Malaj, Ministër i Financave të Shqipërisë dhe Bankës së Shqipërisë, e cila vepron si Agjente në emër të Huamarrësit, në vijim referuar si “Agjent”, përfaqësuar nga z.Ardian Fullani, Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.