Për mbarështimin e blegtorisë
Ligji nr. 9426, datë 6 tetor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 15 nëntor 2018.
- Numri
- 9426
- Data e miratimit
- 6 tetor 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 78, 28 tetor 2005
- Hyn në fuqi
- 12 nëntor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 78, datë 2005-10-28
LIGJ
Nr.9426, datë 6.10.2005
PËR MBARËSHTIMIN E BLEGTORISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është mbrojtja, përmirësimi dhe ruajtja e cilësive të burimeve gjenetike shtazore, me synim nxitjen e fermerëve për shtimin e prodhimeve blegtorale, përmirësimin e cilësisë së produkteve shtazore dhe ruajtjen e ndryshueshmërisë gjenetike të kafshëve të fermës.
Neni 2
Objekti dhe fusha e zbatimit të ligjit
1. Objekt i këtij ligji janë përcaktimi i kushteve dhe praktikave blegtorale, për një mbarështim të mirë të kafshëve në fermë, metodat dhe teknologjitë e mbarështimit të kafshëve, baza ushqimore, kushtet për hartimin dhe miratimin e programeve racore, ndryshimet dhe ruajtja e cilësive të blegtorisë, ruajtja e ndryshueshmërisë gjenetike, gjenofondet dhe racat autoktone, shërbimet profesionale në blegtori, banka gjenetike për kafshët, organizatat e mbarështuesve të kafshëve, trajnimi në blegtori, tregu dhe tregtimi i materialeve racore, inspektimi zooteknik dhe fondet e nevojshme për këtë qëllim.
2. Ky ligj zbatohet për gjedhët, buajt, njëthundrakët, derrat, dhentë, dhitë, lepujt, shpendët, bletët dhe krimin e mëndafshit, në vazhdim të përmendur si “kafshët e fermës”, dhe për kafshët e egra, që janë subjekt i mbarështimit.
Neni 3
Përkufizime
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 28 janar 2008 · 9864 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9426, DATË 6.10.2005 “PËR MBARËSHTIMIN E BLEGTORISË”
- 14 shkurt 2013 · 72/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9426, datë 6.10.2005 “Për mbarështimin e blegtorisë”, të ndryshuar
- 15 nëntor 2018 · 79/2018 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJINNR. 9426, DATË 6.10.2005, “PËRMBARËSHTIMIN E BLEGTORISË”,TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.