Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e vitit 1979 “Për ndotjen ndërkufitare të ajrit në distancë të madhe”
Ligji nr. 9425, datë 6 tetor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9425
- Data e miratimit
- 6 tetor 2005
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 77, 28 tetor 2005
- Hyn në fuqi
- 12 nëntor 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 77, datë 2005-10-28
LIGJ
Nr.9425, datë 6.10.2005
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E VITIT 1979
“PËR NDOTJEN NDËRKUFITARE TË AJRIT NË DISTANCË TË MADHE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Konventën e vitit 1979 “Për ndotjen ndërkufitare të ajrit në distancë të madhe”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4674, datë 20.10.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu
KONVENTA E VITIT 1979
MBI NDOTJEN NDËRKUFITARE TË AJRIT NË DISTANCË TË MADHE
Palët në këtë Konventë,
të vendosura për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin në fushën e ndotjes së mjedisit;
të ndërgjegjshme për rëndësinë e aktiviteteve të Komisionit Ekonomik për Europën të Kombeve të Bashkuara për forcimin e këtyre lidhjeve dhe këtij bashkëpunimi, veçanërisht në fushën e ndotjes së ajrit, përfshirë transportin në distancë të madhe të ndotësve të ajrit;
duke njohur kontributin e Komisionit Ekonomik për Europën për zbatimin e shumanshëm të dispozitave përkatëse të Aktit Final të Konferencës mbi Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.