Ligj

Për ratifikimin e “Protokollit të vlerësimit strategjik mjedisor”

Ligji nr. 9424, datë 6 tetor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9424
Data e miratimit
6 tetor 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 77, 28 tetor 2005
Hyn në fuqi
12 nëntor 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 77, datë 2005-10-28

LIGJ

Nr.9424, datë 6.10.2005

PËR RATIFIKIMIN E “PROTOKOLLIT TË VLERËSIMIT STRATEGJIK MJEDISOR”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Protokolli i vlerësimit strategjik mjedisor”, hartuar në kuadër të Konventës “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis në kontekst ndërkufitar”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4673, datë 20.10.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu

PROTOKOLLI I VLERËSIMIT STRATEGJIK MJEDISOR

I KONVENTËS SË VLERËSIMIT STRATEGJIK MJEDISOR NË KONTEKSTIN NDËRKUFITAR

Palët e këtij protokolli,

duke njohur rëndësinë e integrimit të problemeve mjedisore dhe të atyre shëndetësore në përgatitjen dhe miratimin e planeve, programeve dhe aty ku është e mundshme në politika dhe legjislacion;

duke u angazhuar në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe si rezultat duke u bazuar në konkluzionet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin (Rio-de-Zhanejro, Brazil, 1992), në veçanti në parimet 4 dhe 10 të Deklaratës së Rios mbi Mjedisin dhe Zhvillimin dhe Axhendës 21, në rezultatet e Konferencës së Tretë Ministrore mbi Mjedisin dhe Shëndetësinë (Londër, 1999) dhe të Samitit Botëror mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm (Johanesburg, Afrika e Jugut, 2002);

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.