Ligj

Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë Maqedonase për shërbimet ajrore ndërmjet dhe përtej territoreve të tyre respektive”

Ligji nr. 9429, datë 13 tetor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9429
Data e miratimit
13 tetor 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 85, 11 nëntor 2005
Hyn në fuqi
26 nëntor 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 85, datë 2005-11-11

LIGJ

Nr.9429, datë 13.10.2005

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË MAQEDONASE PËR SHËRBIMET AJRORE NDËRMJET DHE PËRTEJ TERRITOREVE TË TYRE RESPEKTIVE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë Maqedonase për shërbimet ajrore ndërmjet dhe përtej territoreve të tyre respektive”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4680, datë 1.11.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu

MARRËVESHJE PËR SHËRBIMET AJRORE

NDËRMJET QEVERISË MAQEDONASE DHE QEVERISË SHQIPTARE

Qeveria maqedonase dhe Qeveria shqiptare,

të quajtura në këtë Marrëveshje Palë Kontraktuese,

duke qenë palë e Konventës mbi Aviacionin Civil Ndërkombëtar, e hapur për nënshkrim në Çikago më 7 dhjetor 1944,

me dëshirën për të konkluduar një marrëveshje suplementare të Konventës, me qëllim krijimin e shërbimeve ajrore të përcaktuara ndërmjet dhe përtej territoreve të tyre respektive,

kanë rënë dakord si më poshtë:

Neni 1

Përkufizime

Për qëllim të kësaj Marrëveshjeje, nëse konteksti nuk e kërkon ndryshe:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.