Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën “Për krijimin e lehtësive për trafikun ndërkombëtar detar (Londër, më 9 prill 1965)”

Ligji nr. 9428, datë 13 tetor 2005, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9428
Data e miratimit
13 tetor 2005
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 85, 11 nëntor 2005
Hyn në fuqi
26 nëntor 2005
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 85, datë 2005-11-11

LIGJ

Nr.9428, datë 13.10.2005

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN

“PËR KRIJIMIN E LEHTËSIVE PËR TRAFIKUN NDËRKOMBËTAR DETAR (LONDËR, MË 9 PRILL 1965)”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Konventën “Për krijimin e lehtësive për trafikun ndërkombëtar detar (Londër, më 9 prill 1965)”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4679, datë 1.11.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu

KONVENTA

PËR KRIJIMIN E LEHTËSIRAVE PËR TRAFIKUN NDËRKOMBËTAR DETAR

(Londër, më 9 prill 1965)

Qeveritë kontraktuese:

Duke dëshiruar të lehtësojnë trafikun detar duke thjeshtuar e reduktuar në minimum formalitetet, kërkesat e dokumenteve dhe procedurat në mbërritje, qëndrim dhe nisje të anijeve të përfshira në udhëtime ndërkombëtare,

kanë rënë dakord si vijon:

Neni 1

Qeveritë kontraktuese zotohen të miratojnë, në përputhje me dispozitat e Konventës aktuale dhe anekseve të saj, të gjitha masat përkatëse për lehtësimin dhe shpejtimin e trafikut ndërkombëtar detar dhe të parandalojnë vonesat e panevojshme ndaj anijeve dhe udhëtarëve e mallrave në bordin e anijes.

Neni 2

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.